Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike

291

Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike (7)

Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Kombit të Brigadës 116, Tahir Sinani, Naser Ademi, Isë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi, sot në vendprehjen e dëshmorëve të rajonit të Gostivarit u bënë homazhe, për të vijuar në fshatin Tanushë ku dhe ranë heroikisht në inaugurimin e pllakës përkujtimore.

I pranishëm në përkujtimin e dëshmorëve të Tanushës ishte edhe një delegacion i Komunës së Gostivarit. Bashkim Hasani, shef i kabinetit të kryetarit deklaroi që: “Komuna e Gostivarit bashkërisht me Komunën e Vrapçishtit për çdo vit kanë përkujtuar ditën e rënies së pesë dëshmorëve”.

E ndjejmë si obligim për çdo vit të vihemi në shërbim të strukturave të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjarëve të dëshmorëve, për të organizuar dhe shënuar ditën e rënies së tyre”, shtoi Hasani.

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit deklaroi që: “Institucionet që drejtohen nga shqiptarët duhet ta marrin për sipër që ditën e dëshmorëve të mos e harrojnë asnjëherë, dhe në mënyrë institucionale të përkujtohet jeta dhe vepra e tyre”.

Vazhdimisht them që çdo qytetar shqiptar duhet të vijë dhe me një minutë heshtje të përkujton jetën dhe veprën e tyre. Ne si ish ushtarë çdo ditë angazhohemi që amanetin e tyre ta çojmë në vend”,tha Kadrija.

Me rastin e 15 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Tahir Sinanit, komandant i brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bashkëluftëtarëve të tij, Naser Ademi, Isë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi, në fshatin Tanushë ku dhe ndërruan jetë, me iniciativë të ish ushtarëve dhe bashkëluftëtarëve u ngrit një pllakë përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së tyre.

Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike (1)Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike (2)Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike (3)Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike (4)Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike (5)Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike (6)Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike (7)Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike (8)Në 15 vjetorin e rënie heroike të Dëshmorëve të Tanushës, u përkujtua jeta dhe vepra e tyre heroike (9)

Comments