Në rajonin e Tetovës gjatë muajit qershor kanë ndodhur 59 aksidente trafiku
Në muajin qershor të këtij viti, në rajonin më të gjërë të Tetovës, gjithsej janë të regjistruara 59 aksidente trafiku, ku në krahasim me muajin qershor të vitit të kaluar ka pasur 2 aksidente më pak, nga aksidentet e ndodhura gjatë qershorit të këtij viti, pjesa më e madhe janë nëpër vendbanime, edhe atë 46 aksidente, dhe 13 aksidente në rrugë të hapura.
Në këto aksidente nuk ka pasur asnjë viktim në njerës, në krahasim me vitin e kaluar ku në aksident, ka pasur të regjitruar një viktimë njerzore, 2 aksidente kanë mbaruar me dy persona me lëndime të rënda trupora, 31 aksidente me 65 persona të lënduar lehtë, derisa në 26 aksidente janë shaktktuar vetëm dëme materiale, të cilat llogaritet të arijnë shifrën e 3 miljon denarë.
Numri më i madhë i aksidenteve, përsëri kanë ndodhur nëpër rrugët e Tetovës, para së gjithash në bulevardet ,, Ilinden,, ,, Iliria,, ,,Blagoja Toska,, dhe ,,Vidoje Smilevski Bato,, si dhe në rrugët rajonale, Tetovë-Pirok dhe Tetovë-Jazhincë.
Shkaktar më i shpesht i aksidenteve edhe në muajin qershor është shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë, gjegjësishtë vozitje shum e shpejtë, edhe atë në 19 aksidente, ku menjëherë pasojnë aksidentet e shkaktuara nga krryerje jo e regullt e veprimeve në rrugë, edhe atë 12 aksidente, mosërespektimi i përparësis së kalimit 11 aksidente, e kështu me radhë.
Gjithasht gjatë qershorit janë regjistruar edhe 18 fluturime, apo dalje nga rruga, parasëgjithash si pasojë e shpejtësis së papërshtashme sipas kushteve në rrugë, në gjashtë aksidente pjesëmarës kanë qenë këmbësorë, 5 aksidente me pjesëmarje të motoçikletave, një aksident me biçikletë e kështu me rradhë.
Ditët më kritike në trafik, edhe gjatë muajit të kaluar kanë qenë, dita e mërkurë me 12 aksidente, dita e hënë dhe dita e premte me nga 10 aksidentetrafiku, derisa periudha më e rezikshme për ndodhjen e aksidenteve në trafik është prej ora 10.00 deri ora 14.00.
Përndryshe në periudhën në fjalë, kanë qenë të kontrolluara gjithësej 4337 vetura, ku janë zbuluar 1621 kundërvajtje të llojeve të ndryshme. Nga kundërvajtjet e zbuluar janë sankcionuar 888 fletpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, dhe 533 fletpagesa për kundërvajtje, ku përkohësishtë janë marur 48 leje për vozitje, 96 vetura dhe 244 vozitës me urdhër janë larguar nga trafiku.


Comments are closed.