Në veri kapen azilantë afganë të strehuar në Kosovë

284
fresco
midle

Foto: Ilustrim

12 shtetas të Afganistanit janë gjetur sot në vendin Ballaban, në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës,e në mesin e tyre kanë qenë edhe 6 fëmijë, transmeton Koha.net.

Ky është rasti i dytë në më ka pak se 10 ditë që në veri të Kosovës të gjenden emigrantë.

Emigrantët janë zbuluar natën e shkuar dhe ata, njofton portali Kos sev, ishin në tri automjete që voziteshin nga shqiptarë.

Pasi u konfirmua se afganët kishin letërnjoftime të kërkuesve të azilit dhënë nga autoritetet e Kosovës, me vendimin e prokurorit , ata iu dorëzuan njësisë policore të Kosovës për emigrantë.
Një rast i njëjtë kishte ndodhur më 18 tetor.

Comments