Armando Duka fiton një pozicion të rëndësishëm në FIFA

984
Armando Duka fiton një pozicion të rëndësishëm në FIFA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, tashmë është ngritur në detyrë në Federatën ndërkombëtare të Futbollit, FIFA.

Numri një i shtëpisë Botërore të futbollit, Xhiani Infantino ka vepruar menjëherë në strukturën organizative, duke bërë ndryshimet në organizim, ku ka ndryshuar krerët në disa departamente të rëndësishëm në FIFA, të cilët mund të mbahen dhe nga krerë federatash nga mbarë bota.

Kësisoj presidenti i FSHF-së, Armando Duka, është zgjedhur zëvendës kryetar i Komitetit të Federatave në FIFA, ndërsa ka marrë një pozicion komod si Anëtar i Komitetit Organizator të Kupës së Konfederatave në Rusi.

Armando Duka tashmë do të ketë mundësinë që të ndërmarrë veprime dhe të shprehë mendimin e tij për ngjarjet që do të pasojnë për Kupën e Botës “Rusi 2018”, e ku shpresojmë se mund të shohim për herë të parë në një event të tillë edhe kombëtaren e Shqipërisë.

Comments