NË VITIN E ARDHSHËM FLUKS I RI I REFUGJATËVE, A DO TË JETË E “RRETHUAR” MAQEDONIA?

164

Image result for refugee

Maqedonia gjatë vitit të ardhshëm pret edhe një fluks të ri të emigrantëve. Për këtë në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot u organizua konferencë internacionale. Kryetari i Lëvizjes Evropiane në Maqedoni, Abdylkadër Memedi thotë se Maqedonia me sukses po ballafaqohet me krizën e fundit të refugjatëve dhe se për këtë u përgëzua nga shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

“Dëgjojmë paralajmërime nga ekspertë të ndryshëm, evropian, ndërkombëtarë, prej çfarëdo eksperti se do të ketë edhe një fluks të madh të emigrantëve. Supozohet se fluks do të ketë pranverën apo verën e ardhshme. Këtë nuk e themi ne, por persona që nga afër e ndjekin këtë çështje”, u shpreh Abdylkadr Memedi, Kryetar i Lëvizjes Evropiane në Maqedoni.

Kryetari i Lëvizjes Evropiane në Itali, Virxhilo Dastoli theksoi se edhe Italia po ballafaqohet me probleme të madha gjatë regjistrimit të refugjatëve.

“Duhet ta ndryshojmë mënyrën se si i shpërndajmë refugjatët nëpër Evropë. Momentalisht vetëm 5 prej 27 vendeve, pranojnë refugjatë. Prandaj seriozisht duhet ta riorganizojmë politikën e refugjateve në nivel evropian”, tha Virxhilo Dastoli, Kryetar i Lëvizjes Evropiane në Itali.

Sipas kryetares së Lëvizjes Evropiane në Turqi, Gyll Gynver Turan tha se fluksi i ri i refugjatëve nuk do të kalojë përmes Maqedonisë, por përmes Afrikës deri në Itali. Por, sipas saj, në qoftë se refugjatët duan të hyjnë në Maqedoni, nuk duhet të refuzohen, sepse ky është obligim ndërkombëtar.

“Personalisht mendoj se marrëveshja e nënshkruar me Bashkimin Evropian ishte pjesërisht e suksesshme, por problemi me ballafaqimin me fluksin e ri të refugjatëve, nuk do të jetë përmes Mesdheut Perëndimor, që është përmes Turqisë, por do të jetë përmes rrugës qendrore të Mesdheut dhe sipas të gjitha gjasave me këtë problem do të ballafaqohet Italia”, shtoi Gyll Gynver Turan, Kryetare e Lëvizjes Evropiane në Turqi.

Në dy vitet e fundit përmes Maqedonisë për në Evropë, kaluan më shumë se një milion e gjysmë refugjat. Përndryshe para pak kohe, tetë emigrant nga Siria, Iraku dhe Afganistani e paditën Maqedoninë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duket thënë se me dëbimin e tyre me dhunë e kanë shkelur  Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Comments