Nëna e 18-vjeçarit të vrarë: Premtimi im mbi arkivol; nëse barbari s’dënohet, do t’ia marr vetë shpirtin

450

fabio-hilaNëna e 18-vjeçarit Fabio Hila, i cili dy ditë më parë u vra me automatik nga bashkëmoshatari i tij, apelon për drejtësi dhe paralajmëron se nëse kjo nuk ndodh, do të jetë ajo vetë që do të marr hak për të birin.

Përmes një statusi në Facebook, nëna e adoleshentit, që ishte edhe fëmija i saj i vetëm, shpreh gjithë dhimbjen dhe pikëllimin e pamasë për fatkeqësinë e madhe që i ndodhi familjes së saj.

Postimi në FB i nënës së 18-vjeçarit të vrarë

Une jam nje nene si nenat tuaja.. qe m’u fik drita e syve te vetmin djale qe kisha ne moshen kur endrrat zebe pjesen me te madhe be jeten e nje femije te nje adoleshenti. Por dora mizire e kriminelit ja mori shpirtin engjellit tim e vrau mizorisht me plumb ne zemer dhe per çfare. Per nje fjale goje mua m’u shua jeta e engjellit tim. Nese ju si shtet si polici si qeveri nuk i jepni denimin qe meriton ketij barbari kanibali çnjerezori dhe qe kam besim qe do ta beni, une nena e tij i premtova para arkivolit qe do t’ia marr shpirtin ashtu si ai beri me femijen dhe engjellin tim te vetem. Jeni baballarë, keni femije, jeni nena e dini shume mire ç’do te thote femije dhe duhet te marre fund nxjerrja e vrasesve me nje raport si i paafte mendor o me nje gjykim si minoren…vrasesi eshte dhe mbetet i tille. Ndaj ju bej thirrje qe te vendosni drejtesi per engjellin tim qe vetem buzeqeshje dhe miresi u dhuronte te gjitheve. Duhet te kete shtet qe mos kete me vetegjygjesi! Ky eshte apeli i nje nene qe do drejtesi per driten e vetme qe u shua dhe qe jeton vetem per te vene ne vend gjakun e djalit , engjellit, ajrit , jetes!

15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments