“Nëse do t’më dëgjonin këshillën time, Dybala do të ishte lojtar i Milanit”

253
fresco

midle

Ish-trajneri i Milanit, Arrogo Sachi ka deklaruar se drejtuesit e Milanit nuk ia kanë dëgjuar këshillën e tij për transferimin e Paulo Dybalës dy vite më parë.

22-vjeçari ka bërë mjaft për të bindur Sachin gjatë dy sezoneve sa ishte pjesë e skuadrës siciliane, Palermo.

“Unë jam një admirues i mprehtë i Dybalas”, ka thënë Sachi për “La Stampa”.

“Jam i bindur se ai do të bëhet një lojtar i madh”.

“Në qoftë se vetëm dikush nga kryesia e Milanit do të dëgjonte këshillën time kur i kam informuar dy vite më parë për Dybalan, ai nuk do të ishte duke luajtur për Juventusin tani”, ka thënë italiani.

Argjentinasi pastaj u transferua te Juventus, ku është bërë një nga figurat kryesore të klubit torinez.

Comments