Nëse nuk i keni kaq vite diferencë martesa rrezikon të jetë afatshkurtër
Një studim me 3.000 persona nga hulumtuesit Andreë Frances dhe Hugo Mialion, nga Universiteti Emory në Atlanta, ka arritur në përfundimin se diferenca që duhet të keni me partnerin tuaj që të zgjasë një lidhje është 1 vit.
Diferenca prej një viti është idealja por edhe deri në 3 vite diferencë konsiderohen si mjaftueshëm që një lidhje të zgjasë.
Sipas studimit një dallim prej pesë vitesh bën që të keni 18% më shumë mundësi të ndaheni. Ndërsa një dallim prej dhjetë vitesh e rrit këtë përqindje në 39.
Një dallim prej 20 vitesh midis teje dhe partnerit do të ketë 95% mundësi të përfundojë në ndarje.