Nesër ditë zie në Kaçanik, shkaku i vdekjes së dy policëve

429

Komuna e Kaçanikut ka vendosur që ditën e nesërme ta shpallë ditë zie. Ky vendim siç mëson express, vjen pas vdekjes tragjike të dy policëve të Kosovës, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

Trupat e viktimave u gjetën pas disa ditësh kërkimesh në lumin Lepenc, aty ku edhe ka ndodhur aksidenti.

Ndërkaq sot, do të varroset edhe trupi i Armend Trenës.

Prokuroria dje tha se nuk ka dyshime tjera përveç se rasti tragjik i policëve ka ndodhur si pasojë e aksidentit.

Comments are closed.