Neziri: Komuna, përgjegjëse për shkollën në Bllacë (VIDEO)
![Safet Neziri](http://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2015/04/Safet-Neziri-620x330.jpg)
Ministria e Arsimit nuk ndjehet fajtore për mungesën e shkollës në lagjen Bardhi të Bllacës. Nga ky dikaster thonë se gjithçka varet nga Komuna e Çuçer Sandevës. Safet Neziri thotë se pa kompletimin e dokumentacionit të plotë, respektivisht dedikimin e parcelës nga bujqësore në ndërtimore Ministria e Arsimit nuk mund të ndërmerr asgjë. Madje, siç u shpreh Neziri mjetet për këtë projekt janë të siguruara.
“Këtë duhet ta bëj relacioni komunë – ministria e bujqësisë ku ministria e bujqësisë duhet të jep përgjigje pozitive dhe në qeveri duhet të kaloj ndryshimi I dedikimit nga ajo bujqësore në atë arsimore, kur të vjen dokumentacioni komplet në Ministrinë e Arsimit, ministria e Arsimit fillon me pjesën e vet të përgjegjësisë e ajo është të përgatit projektin ideor dhe konkret”, deklaroi Safet Neziri, ministria e Arsimit.
Nga Ministria e Arsimit thonë se i gjithë problemi për nismën e iniciativës për ndërtimin e shkollës në lagjen Bardhi qëndron vetëm në një dokument që duhet firmosur kryetari i komunës Çuçer Sandevë, Jovan Pejkovski dhe të njëjtin ta nis drejt Ministrisë së Bujqësisë për dedikimin e tokës nga bujqësore në ndërtimore. Mirëpo, ky i fundit në deklaratë për Alsat pranoi se nuk i ka dorëzuar dokumentet e nevojshme. Nxënësit e lagjes Bardhi janë shtetas të Maqedonisë që mësimin e ndjekin në shkollën fillore Ilaz Thaçi në komunën Hasni I Elezit në Kosovë./alsat-m