Nga këto komuna janë të infektuarit me koronavirus, prin Prishtina

659

Edhe 40 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 296 mostra të marra gjatë 24 orëve të fundit, 40 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, rastet janë evidentuar në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Skenderaj, Mitrovicë, Obiliq, Vushtrri, Fushë Kosovë e Rahovec.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë)”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

Comments