Nga sulmi në Siri janë vrarë shtatë fëmijë dhe dy shtatzëna

Nga sulmi ajror në provincën siriane Idlib sot kanë vdekur shtatë fëmijë dhe dy gra shtatzëna, kanë bërë të ditur zyrtarët, transmeton AFP.
Siç thuhet sulmi në jug të provincës Idlib e kanë ndërmarrë së bashku forcat e armatosura të Sirisë dhe Rusisë ndërsa sipas deklaratave të dëshmitarëve sulmi ka goditur rrugën në të cilin kanë luajtur fëmijët. Krahina Idlib është nën kontrollin e grupit kryengritës “ Ushtria rebele” e cila është pjesë e fraksionit islamik që është organ i Al Kaidës në Siri.