Reuters shkruan rreth marshit protestues për Astrit Deharin

105

Moebel THEMA

marshi

15:59, 8 Nëntor 2016

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një shkrim marshit protestues të organizuar sot për Astrit Deharin i cili vdiq në rrethana të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në shkrim mes tjerash theksohet se me mijëra mbështetës  të opozitës të Kosovës marshuan nëpër Prishtinë të martën duke fajësuar qeverinë për vdekjen e aktivistit të burgosur të dyshuar për përfshirje në një sulm me granatë në ndërtesën e parlamentit, transmeton Klan Kosova.

“Astrit Dehari, 26, dhe pesë anëtarë të tjerë të partisë politike nacionaliste Vetëvendosje u arrestuan në shtator nën dyshimin se qëndrojnë prapa sulmit me granatë”

“Sulmi ndodhi kur parlamenti ishte në prag të votimit të marrëveshjes  kufitare me Malin e Zi, një parakusht për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe udhëtimin pa viza. Vetëvendosje, partia më e madhe opozitare, kundërshtoi marrëveshjen.

Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij të shtunën dhe autoritetet po e hetojnë rastin.

Partia e tij dyshon se ai u vra dhe fajëson qeverinë për mossigurimin e sigurisë së mjaftueshme në burg.

“Regjimi në Kosovë ka përgjegjësi direkte për vdekjen e Astrit,”tha  lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha.

“Tension ka qenë në rritje gjatë vitit të kaluar në mes të partive politike. Deputetët e opozitës kanë hedhur  gaz lotsjellës brenda parlamentit disa herë për të protestuar kundër një marrëveshje  me Serbinë që i jep serbëve  më shumë autonomi për zonat e banura me serb  dhe marrëveshjen kufitare me Malin e Zi”.

“Mbështetësit e opozitës u përleshën me policinë disa herë gjatë të njëjtës periudhë”.

Partitë opozitare kundërshtojnë marrëveshjen kufitare, e cila ende nuk është  miratuar nga Kuvendi , duke thënë se përmes saj Kosova po do t`ia falë  8000 hektarë tokëMal të Zi, përfundon artikulli i Reuters, transmeton Klan Kosova.

Comments