Nis takimi i kryetarëve të komunave në veri me ambasadorin amerikan
Ka nisur takimi mes kryetarëve të komunave të veriut dhe ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.
Takimi po mbahet në zyrën e BE-së në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Aty janë parë të hyjnë kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit
Të premten, Hovenier ishte shumë i ashpër në reagimin e tij për veprimet e policisë në veri.
Kjo shkaktoi reagime të mëdha të opinionit në Kosovë. /Lajmi.net/