Niset nga Greqia për të ardhur në shtëpi, i riu zhduket në Librazhd


Një i ri ka humbur gjurmët kur ishte nisur për të shkuar në shtëpinë e tij.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur një ditë më parë, ndërsa denoncimin për zhdukjen e të riut e ka bërë motra e tij.
Burime nga policia kanë bërë të ditur për SYRI.net se një ditë më parë 39-vjeçarja me inicialet F. M., ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Gramshit se, vëllai i tij, 34-vjeçari me inicialet E. K., ishte nisur nga Greqia për në shtëpinë e tij.
Siç mësohet në denoncimin e 39-vjeçares i riu ka ardhur me autobus deri në Librazhd dhe më pas aty ka humbur gjurmët, thanë burimet policore për SYRI.net.
Pasi kanë pritur mbërritjen në shtëpi, gjë e cila ka vonuar, familjarët kanë vendosur të bëjnë denoncimin. Policia thotë se ka nisur hetimet për gjetjen e tij. /SYRI.net