Nishani me Thaçin para medias, Presidenti i Kosovës vlerëson: S’kemi çështje të hapura mes nesh

147

Moebel THEMA

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë dhënë sot në Tiranë një konferencë të përbashkët shtypi në kuadrin e vizitës zyrtare dyditore të Thaçit.

Nishani tha në fjalën e tij se në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh “vlerësuam dinamikën e takimeve të përbashkëta ku rol kanë luajtur takimet e dy qeverive, që i kanë forcuar edhe më shumë marrëdhëniet në kuadrin e unifikimit të tregjeve, zhvillimit energjitik, arsimit etj.”

Ndërsa, Presidenti i Kosovës, Thaçi, theksoi se nuk ka çështje të hapura mes dy vendeve por duhet të lëvizet më shpejt për marrëveshjet e zhvillimit ekonomik.

Thaçi tha: “Dëshiroj që t’ju falenderoj juve personalisht, z.Nishani, për angazhimin tuaj personal për Kosovën, për anëtarësimin e Kosovës në shumë organizta ndërkombëtare. Kontributi juaj, i Shqipërisë, ka qënë jetik për Kosovën dhe kam besim të plotë se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Jam i bindur se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë është model për rajonin dhe ka një rritje pozitive. Brenda vitit 2015, volumi tregtar i Kosovës është rritur me 15% ndërsa shkëmbimet trgetare me Kosovën kanë arritur në kuotën e 200 milionë eurove. Ndërkohë, në turizëm, Shqipëria është destinacioni kryesor për turizëm.

Po ashtu, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin për çështjet e luftës kundër terrorizmit dhe të gjitha fenomenet negative.

Lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, që është një çështje e brendshme ndërshtetërore, mendoj se do të zgjidhet dhe do të dominojë, urtësia dhe mençuria,” theksoi Thaçi.

PYETJE:

Z.Nishani, z.Thaçi, çfarë shkon në konkretizimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, projekteve dypalëshe?

Nishani: Personalisht unë e kam vlerësuar bashkëpunimin maksimalisht bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në çdo punë, asnjëhërë nuk jemi plotësisht të kënaqur, por gjithmonë ka vend për përmirësim dhe shqetësimi që vjen nga komuniteti i biznesit është një sfidë që na bën të kërkojmë edhe mendime. Ne do të vijojmë të jemi zëra të fuqishëm për të nxitur të gjitha institucionet për bashkëpunimin ekonomik dhe konkretizimin. Vetë prania e ministrave të fushave me të cilat kemi pasur bashkëpunim, tregon se ka potencial dhe perspektiva është optimiste. Shqiptarët janë një faktor kyç në reformat në rajonin tonë, jo vetëm në aspektin e angazhimit institucional të shteteve, kanë treguar se ata janë faktori kryesori i bashkëjetesës dhe realizimit të projekteve të përbashkëta. Shqipëria e konfirmon këtë në të qënit anëtare e NATO-së dhe gatishmërisë për të mbrojtur paqen dhe rajonin; shqiptarët e Kosovës me një shtet të ri që është një vlerë e shtuar dhe hapat e hedhura deri tani me Dialogun dhe arritjet e deritanishme, mbështetja e fortë e BE dhe e SHBA, do të ndikojnë fort. Shqiptarët në Maqedoni janë jo vetëm elementi shtetëror garantues i stabilitetit të Maqedonisë, por kanë dhënë kontribut edhe për përparimin dhe prosperitetin e Maqedonisë në proceset integruese.

Për mua mbetet shqetësim situate e shqiptarëve në Preshevë, Megvegjë dhe Bujanoc; mbetet problem situate e tyre për zhvillim ekonomik dhe me përpjekjet e tyre për arsim e kulturë ata i kanë shtuar vlerat dhe mbeten kapacitete.  Pra, shqiptarët kanë dëshmuar se janë faktor i paqes dhe zhvillimit.

Thaçi: Unë mendoj se nuk ka çështje të hapura mes Shqipërisë dhe Kosovës, por mund të lëvizim më shpejt në marrëdhëniet ekonomike.

Comments