Shënoi golin e parë në Serie A, talenti i Milanit shpërthen në lotë gjatë intervistës


Talenti i ri, Manuel Locatelli, ka shpërthyer në lot pas golit të parë që shënoi me fanellën e Milanit, i cili tha se realizoi ëndrrën fëmijërore.
Locatelli qau menjëherë pas golit që shënoi, por një gjë të tillë e bëri edhe pas ndeshjes kur ishte duke u intervistuar.
“Nuk e besoja, më dukej si ëndërr – ishte një moment që e kam ëndërruar si fëmijë”, tha mes tjerash Locatelli.