Nitaj: Arsyet pse Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme

262

Moebel THEMA

Anëtari i kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj, duke marrë shkas nga zërat në rritje, duke përfshirë edhe ata të shumicës parlamentare, për zgjedhje të parakohshme, ka numëruar 10 arsye, pse Kosova do të duhej të shkojë në zgjedhje të parakohshme.


Nitaj thotë se këto arsye do të duhej ta bindnin edhe shumicën, se para së gjithash ajo ka nevojë më shumë se opozita që të shkohet në zgjedhje.

Sipas tij, këto janë dhjetë arsyet se pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

1.            Pse Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka mbetur pa liberalizimin e vizave dhe fajtori për këtë është Qeveria e askush tjetër;

2.            Pse Kosova është me shkallën më të lartë të korrupcionit në gjithë Evropën, dhe për këtë përgjegjëse është, eksluzivisht Qeveria!

3.            Pse kjo Qeveri i ka bërë  dy gabime të rënda, kur i ka nënshkruar dy  marrëveshje, Asociacionin, të vlerësuar antikushtetuese dhe Demarkacionin, me të cilin e ka rrezikuar tërësinë territoriale të Kosovës, me cka ka shkaktuar krizë politike në vend.

4.            Pse Qeveria, edhe duke e pasur shumicën absolute në Kuvend, nuk ka mundur ta kalojë transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

5.            Pse Qeveria nuk ka mundur të bëjë, pothuaj asgjë në integrimin e veriut të Kosovës.

6.            Pse premtimet për çfarë i ka fituar zgjedhjet, nuk i ka përmbushur as 10 për qind.

7.            Pse Qeveria ka qenë armiqësore ndaj Opozitës edhe  i duke i përndjekur e arrestuar deputetët e saj.

8.            Pse Qeveria me marrëveshjet e saj, ka provokuar që Kuvendi i Kosovës të shndërrohet në arenë përplasjesh me gaz lotësjelles e me polici.

9.            Pse partnerët e Koalicionit Qeverisës, asnjëherë nuk kanëe funksionuar si një tërësi  e vetme, por si dy pjesë e me dy shefa.

10.          Më në fund për shkak të ndasive të mëdha politike, që kanë reflektuar edhe në popull, e të cilat janë provokuar nga veprimet e kësaj Qeverie.

Keto jane vetem disa prej arsyeve, pse Kosova duhet te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme ose te parakoheshme.

Prandaj edhe zërat që vijnë nga shumica për zgjedhje, sado që sot janë më të rrallë, janë reflektim, për domosdoshmërinë e tyre,  per tu kapercyer situata e krijuar.

Comments