Një 19 vjeçar nga Turqia është sjellë në Kinikën e Shkupit në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë
MPB njoftoi sot se një 19 vjeçar shtetas turk me qëndrim në Shkup dje është pranuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë shëndetësore i cili ka ndërruar jetë.
Mjeku ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dhënë për obduksion, thonë nga MPB.

