Një banor i Llabunishtit lëndohet rëndë pas eksplodimit të një bombole gazi

224
fresco

midle
230892

Digjet në fytyrë dhe pjesët tjera të trupit N.F.(58) nga fshati Llabunishtë e Strugës, gjatë eksplodimit të një bombole gazi, të cilën ai e ka transportuar në veturën  ‘reno trafik’ me targa italiane, transmeton TetovaSot.

I lënduari urgjentisht është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore, pas së cilës është lëshuar në shtëpi për mjekim.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17 e 40 min në rrugën magjistrale Strugë-Dibër në vendin e quajtur “Ura Moroike” kur nga eksplodimi i bombolës së gazit në kabinën e veturës ka ardhur deri te djegia e tërë veturës që ka lëvizur në rrugën magjistrale.

Në veturë,tashmë i lënduari N.F. ka transportuar tre bombola gazi të cilat paraprakisht i ka mbushur me gaz. Në një moment në kabinën e veturës është shkaktuar një eksplodim i bombolës së gazit prej 12 litrave ku ka pasur zjarr i cili shumë shpejtë është zgjeruar në tërë veturën ku ka djegur gjithçka.

Në vendngjarje ka intervenuar njësiti i zjarrfikësve nga Struga, ndërsa me autorizim të prokurorit publik është kryer kontroll nga ana e një ekipi të policisë nga Stacioni i Policisë në Strugë./TetovaSot/

Comments