Një cigare hashash i rrezikoi jetën Arjan Çanit

295

Arjan Çani ka publikuar një fakt të çuditshëm nga jeta e tij sonte gjatë emisionit “Zonë e Lirë”. Ndërkohë që ishte duke biseduar me të ftuarin e tij “Stresi” në emision mbi temën e mbjelljes së hashashit në të gjithë territorin e vendit, Çani rrëfen se pirja e hashashit i kishte rrezikuar jetën njëherë.

“Edhe unë kam pirë një herë hashash dhe atëherë për pak sa nuk më zuri gjumi në timon dhe të bëja aksident me makinë”, u shpreh Çani duke konfirmuar një deklaratë të ngjashme të para disa javëve në një tjetër emision.

Comments