Një e vdekur nga aksidenti në Klinë



Sot, rreth orës 08:30 në magjistralen Klinë-Gjakovë, në afërsi të vendit që njihet si “Guri i Zi”, ka ndodhur një aksident me fatalitet në mes të dy veturave, njofton Klan Kosova.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e vdekur një femër ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar rëndë.
Ngjarjen për Klan Kosova e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës.
“Rreth orës 08:30 ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë-Gjakovë. Një person, femër, ka mbetur e vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar rëndë. Veturat e aksidentuara janë të tipit Audi dhe Shkodë me targa të Kosovës.” deklaroi zëdhënësi Xhevat Ibra.