Bushati e sheh Metën kandidat të fortë për president
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i pyetur për emrin e Presidentit të ardhshëm, nëse ai mund të ishte kryeparlamentari Ilir Meta, gjykon se “ai mund të jetë një kandidat”, por fillimisht duhet të ketë një diskutim se çfarë profili duhet të ketë kreu i shtetit.
Në emisionin “Debat” të gazetarit Roland Qafoku, Bushati tha: “Meta mund të jetë një kandidat. Natyrisht që është një kandidat i fortë për President, por kjo varet nga Meta, nga koalicioni, nga votat në Parlament. Një njeri që ka qënë Kryeministër, Ministër i Jashtëm, Ministër i Ekonomisë, kryetar parlamenti, kur lexon CV dhe sheh kontributin, ai është një kandidat i fortë për President, por mendoj se politika shqiptare nuk është tek emri. Fillimisht duhet të ketë një diskutim se çfarë profili duhet ta kemi Presidentin e Republikës”.