Një i ri nga Shqipëria gjendet i varur në Strugë. Ja kush është
Një i ri nga Shqipëria i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Strugë të Maqedonisë.
Trupi i pajetë që është gjetur pasditen e djeshme në objektin e braktisur të ”Uniplast” i përket një të riu nga Shqipëria të moshës 23 vjeçare me inicialet E. I.
Siç mëson Strugalajm.com i riu nga Shqipëria ishte gjetur i varur nga një bari.
Jo zyrtarisht mësohet se trupi ishte në fazë dekompozimi dhe me shumë gjasë kishte disa ditë aty. Nga policia informojnë se po hetohet rasti, por jo zyrtarisht thuhet se i riu është vetëvrarë.