Një lamtumirë që dhemb
Shkruan : Lirim Alija
Mëngjesi i sotëm në fshatin Çiflik ishte i zymtë si kurrë më parë; i kapluar nga një pikëllim aq i madh sa nuk mund ta zhdavarisin as rrezet e fuqishme të këtij dielli veror.
E vetmja gjë që mund të na i qetësojë zemrat tona të dëshpëruara, është vetë kjo pamje e bukur e këtij djaloshi të këndshëm; është kjo pamje plotë gjallëri që shpreh vrullin rinor dhe buzqeshja…që sot u këput si një lule e njomë ashtu siç ishte mosha e tij.
Të nderuar miq dhe bashkëfshatarë, duke u mbështetur në thënien e Profetit: “Zoti me Mallin e tij bën atë që Ai vetë më së miri e di”…nuk na mbetet tjeter pos, të pajtohemi me këtë caktim.
Të mbledhim pra forcë, kurajo dhe fjalë ngushëlluese që ta ndajmë dhimbjen bashkë me të afërmit e tij.
Të ndjerin Zoti e shpërbleftë me Begatitë e Tij.
Familjarëve ua shtoftë durimin./Faktiditor/.