Një nënshtetas i Maqedonisë vdes në Greqi
Në vetëm pesë kilometra para vendkalimit kufitar midis Greqisë dhe Maqedonisë, në autostradën Selanik-Gjevgjeli, dje ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku ka vdekur një person, nënshtetas i Maqedonisë, transmeton TetovaSot.
Në aksident ka vdekur shoferi (29) i veturës “shkoda suberb” me targa nga Shkupi i cili e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur me një dru në rrugë.
Sipas dëshmitarëve në këtë aksident trafiku, në veturë ka qenë gruaja e shoferit, e cila ka qenë shtatzënë, një fëmijë nëntë vjeçar dhe një grua më e moshuar. Policia greke disa orë ka kryer kontroll në vendngjarjen e aksidentit.