Njësia e 6-të zgjedhore/ HAN: Liderët politik të gjejnë zgjidhje

447
fresco
Njësia e 6-të zgjedhore/ HAN: Liderët politik të gjejnë zgjidhje

midle

Komisioneri për zgjerim, Johanes Han, konsideron se zgjedhjet janë një hap i rëndësishëm për tejkalimin e krizës politike.

Në këtë drejtim është shënuar progres në zbatimin e Marrëveshjes, siç është pastrimi i Listës Zgjedhore dhe zgjedhja e trupit ad hok për media, thekson Han.

Çështja e vetme që kërkon zgjidhje deri në shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, mbetet harmonizimi i njësive zgjedhore, me theks të posaçëm përshtatjen e njësisë së gjashtë në harmoni me Kodin Zgjedhor.

“Ka shumë pika që janë plotësuar. Kur bisedova me liderët politik, mund të them se atmosfera ishte më ndryshe se takimet paraprake. Ishte më konstruktive. Ka mbetur vetëm një pikë dhe ajo është njësia zgjedhore gjashtë, për të cilën i ftova liderët politik që të gjejnë zgjidhje për të mos e nxitur asnjë arsye për të kritikuar zgjedhjet”, u shpreh komisionari për zgjerim, Johanes Han

Comments