Njihuni me kryebashkiakun që i uli vetes rrogën dhe nuk shkon me pushime

143

Moebel THEMA

Kryebashkiaku

Kryetari i komunës kroate Brela, në Rivierën e Makarskës, 30-vjeçari Stipe Ursiç, nështë bërë i njohur pasi i ka ulur vetes pagën dhe honoraret.

Në një bisedë me Anadolu Agency, Ursiç, një nga kryetarët më të rinj të komunës në Kroaci, tha se ka shumë plane për komunën të cilën e udhëheq, por në fillim kishte ulur pagën e tij, hoqi shpenzimet e udhëtimit dhe ka rritur ndihmat për të porsalindurit. Për katë vite, ai nuk ka shfrytëzuar pushimin vjetor, raporton AA.

“Është e vërtetë se kemi miratuar shumë masa shtrënguese dhe kështu do të vazhdojmë. Kemi reduktuar shpenzimet reprezentative me 70 përqind, kemi ulur koston e telefonave celularë, kemi hequr shpenzimet e ardhjes dhe shkuarjes në punë, kemi rishikuar të gjitha kontratat ekzistuese dhe kemi kërkuar kushte më të mira. Me modernizimin e ndriçimit, kalimi në teknologjinë LED, ne kursejmë 500.000 kuna në vit (rreth 67.000 euro). Megjithatë, dua të theksoj se masat shtrënguese janë vetëm zgjidhje afat-shkurte”, tha kryetari i komunës, Ursiç.

Ai theksoi se për Komunën janë shumë të rëndësishme investimet në objektet e reja që do t’iu shërbejnë qytetarëve dhe brezave të ardhshme.

Comments