Njihuni me mësuesen shqiptare trime që shkon përtej gjakmarrjes për të ndihmuar fëmijët

195

nxnensit

Aty ku shumë njerëz, madje dhe policia, ka frikë të shkelë, Luljana Luani, çon libra, furnizime ushqimore, duke pasur një jetë plot me eksperiencë për të ndihmuar këto familje që janë të shënjuara nga vdekja.

Mësuesja 56-vjeçare nga Shkodra, e përdor kohën e saj të lirë për të argëtuar këta fëmijë janë të kapur në hasmëritë shekullore, në sajë të hakmarrjes nga gjaku ku fshihen nga familjet me të cilat janë në gjak.

Çështjet të cilat janë të lidhura me rivalitetin kriminal, nga një kod i lashtë i quajtur Kanun, një formë e vjetër administrimi. Vrasjet reciproke që zgjasin për gjenerata të tëra mund të fillojnë nga një incident i vogël e duke shkuar në një vrasje serioze.
Kur Luani viziton një fshat, qentë e një familjeje e njohin dhe njerëzit që jetojnë aty mezi reagojnë kur e shohin duke hapur dyert e hekurit dhe e shohin që hyn në një shtëpi.

Ajo është e ndërgjegjshme për rrezikun.
“Jam e ndërgjegjshme që puna ime është sikur të hysh në një zonë të minuar. Nëse bëj diçka gabim do i duhet familjes sime të paguajë për këtë”, tha Luani, duke folur në shtëpinë e një djaloshi të vogël i cili është duke u mbrojtur nga gjakmarrja. Ajo e mëson në matematikë, gramatikën shqipe dhe përrallën greke të Odisesë.

“Unë jam mësuese dhe mësuesia nuk është profesion për mua. Është mision”.

Zakonisht në hakmarrjet e gjakut, janë të rrezikuar vetëm meshkujt.
Policia nuk i raporton figurat e vrasjeve me motivin e hakmarrjes, por këto të fundit janë shkaktaret për mijëra vdekje çdo muaj.
Gratë përjashtohen dhe kjo është arsyeja që Luani mund të udhëtojë pa e ndjekur dikush.

Luani thotë se përndiqet akoma nga kujtimi i një djali të vogël i cili kishte dëshirë të vazhdonte shkollën por u kap në kurth, u qëllua dhe vdiq. Për këtë arsye ajo nuk jep detaje për studentët që viziton sepse ka frikë se mos identifikohen, gjenden dhe vriten.
Në një ditë tipike fundjave, Luani mbaron mësimin, gatuan në shtëpi për familjen e saj dhe pastaj niset në atë që banorët e zonës e quajnë “mali i mallkuar”.

Disa vite më parë, ajo ndihmoi në nisjen e një shkolle për viktimat e gjakmarrjes në veri të Shqipërisë, duke ndërmarrë rreziqe dhe duke u përpjekur të bindte prindërit e fëmijëve të shkonin në shkollë.
“Shkolla ishte një mrekulli, por u mbyll 3 vite më parë si rezultat si korrupsionit në administratën publike”, tha ajo.
Ajo luftoi në gjykatë për ta rihapur, e fitoi çështjen, por nuk u ndërmor asnjë veprim.

“Fëmijët e izoluar nuk jetojnë si fëmijët normalë”, tha Luani. “Ata humbasin gjithçka. Lirinë dhe rriten me frikën se do vdesin ose do fokusohen në mënyrën si do vrasin… imagjinojeni atë mënyrë jetese.”

Një vizitë e saj e hershme, ishte në shtëpinë e një 40-vjeçareje e cila jeton me tre djemtë e saj, të moshave 14-19 vjeç. Ata kanë një kopsht të vogël ku kanë mbjellë disa perime dhe mbajnë disa pula dhe një lopë.
Burri i gruas është në burg për vrasje, ndërsa familja nuk është e mësuar që t’u vijnë vizitorë. Luani, mëson djalin e vogël të familjes me shpresë se ai do i shpëtojë këtij cikli dhune.

“Besoj se kur njerëzit janë të edukuar nuk bien pre e fenomenit të gjakmarrjes”, thotë ajo.
Me shumë nga përpjekjet e saj, Luani përpiqet të bindë mamatë të mos i shtyjnë djemtë e tyre të vazhdojnë hakmarrjen. Ajo i mëson ata si të kenë bazën e gatimit dhe higjienës personale.

“Shumë veta më urojnë për këtë që bëj dhe unë nuk dua të dal si heroinë. Dua vetëm të bëj diçka për këtë njerëz”, thotë ajo. “Sa jam e aftë të eci dhe të flas, do jem me studentët e mi, me fëmijët e mi”./tvklan.al

 

Moebel THEMA

Comments