Njoftimi skandaloz i kryeinfermieres së Spitalit në Mitrovicë që s’di të shkruajë shqip (Foto)

188
Njoftimi skandaloz i kryeinfermieres së Spitalit në Mitrovicë që s’di të shkruajë shqip (Foto)

mmmZyrtarët në institucionet e vendit vuajnë nga mosdija e shkrimit në mënyrë të drejtë të gjuhës shqipe. Në fakt mund të ndodhë që në ndonjë fjali të ketë gabime drejtshkrimore.

Por  kur motra kryesore e një reparti në spital nuk di të shkruajë një njoftim me dy fjali, atëherë situata është edhe më shqetësuese.

Musa Mustafa, gazetar nga Mitrovica, ka publikuar në facebook një njoftim që sipas tij e ka fotografuar në repartin e Kirurgjisë në spitalin e këtij qytet.

“Sa i bukur është  ky njoftim ne Spitalin e Mitrovicës në Kirurgji-BRAVO”, ka shkruar gazetari Mustafa.

E bazuar në njoftim, përveç emrit të vet, motra kryesore gati nuk e ka shkruar asnjë fjalë pa gabime drejtshkrimore.

Sidoqoftë, gabime të tilla që bëjnë njerëzit që është dashur të kenë më shumë kujdes, bëhen gjithandej.

Madje edhe në dekanë të ndryshëm në Universitetin e Prishtinës, është dëshmuar disa herë nga publikimet e tyre se nuk dinë të shkruajnë drejt gjuhën shqipe. /lajmi.net/.

Comments