Në Gjilan rritet numri i trafikantëve të drogës

84
Në Gjilan rritet numri i trafikantëve të drogës

Moebel THEMA

zzzzzNë kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës për siguri, ministri Brendshëm Skender Hyseni sot në komunën e Gjilanit theksoi se Kosova brenda vitit të fundit është vlerësuar për parandalimin e mundshëm të ekstremizmit.

“Kemi hyrë në muajin e njëmbëdhjetë  dhe nuk kemi asnjë qytetar që kanë shkuar në luftërat e huaja apo në Siri. Rënia e kësaj dukurie nuk duhet të na bëjë të jemi komod në këtë drejtim dhe duhet të jemi të vëmendshëm në këtë drejtim. Ekstremizmi dhe radikalizmi janë sëmundje tinëzare. Feja islame është e pastër, paqësore dhe nuk prodhon dhunë. Andaj me luftën e ekstremizmit më së shumti po dëmtohet feja islame me këto veprime”, tha Hyseni.

Sipas të dhënave zyrtare janë 78 qytetarë nga Kosova në Siri dhe Irak, ku prej tyre janë fëmijë dhe gra.

Hyseni me këtë rast ka përshëndetur kreun e komunës, qytetarët e Gjilanit dhe predikuesit fetar për kontributin e  dhënë për parandalimin e ekstremizmit.

Në këtë diskutim shqetësuese është edhe trafiku me narkotikë. Në këtë takim u tha se trafikantët për çdo ditë po bëhen më të fuqishëm financiarisht dhe më të rrezikshëm për shoqërinë.

Ndërsa në këtë takim Hyseni tha se dhuna ndaj objekteve të kultit në Gjilan është e papranueshme dhe duhet parandaluar, siç ishte rasti i xhamisë në  fshatin Velekincë.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vlerësuar situatën e sigurisë të qetë në këtë qytet, përveç rastit të xhamisë së Velekincës ku një qytetar i përkatësisë serbe ka dëmtuar minaren e kësaj xhamie.

Ai tha se rasti është izoluar dhe nuk do të lejohet të ndodhin këso gjërash.

Edhe komandantja e policisë në Gjilan, Elmina Mahmuti vlerësoi së është në rritje numri rasteve të konfiskimit të drogave në këtë komunë.

Kjo dukuri sipas saj është në rritje. Ajo tha se sa i përket rasteve për shkuarjen e të rinjve në Siri ka rënie dhe nuk ka probleme ndërfetare përveç eksesit në xhaminë e Velekincës. Sipas saj siguria qytetare është e qetë në rajonin e Gjilanit.

Comments