Notat e ndeshjes: Shqipëri 0-3 Izrael. Ja lojtarët më të dobët…

477

Notat e ndeshjes: Shqipëri 0-3 Izrael. Ja lojtarët më të dobët...

Shqipëria është mundur në ‘Elbasan Arena’ me rezultatin 3-0 nga skuadra izraelite. Një ndeshje e cila la mjaft për të dëshiruar për sa i përket lëvizjeve taktike të trajnerit Giani de Biazi por edhe gjykimit të albitrit turko-gjerman.

Më poshtë po ju publikojmë notat e ndeshjes:

Berisha 4 –Edhe pse teknikisht bëri mirë gjithçka për sa u vu në provë, Berisha ka bërë padyshim gjestin më të shëmtuar të jetës së tij. Një manovër e panevojshme, madje e turpshme për një sportist që deri tani ka qenë modeli i qetësisë për këtë skuadër.

Gjimshiti 4 – Pikerisht nga një gabim i tij nisi katastrofa. Vendosje e gabuar e më pas një ndërhyrje që e ndëshkoi më shumë skuadrën. Mund ta kish evituar duke e lënë gabimin ta përballte portieri.

Hysaj 6.5 – Karakteri dhe shpirti i garës bënë që të nxjerrë më të mirën nga vetmja, edhe pse ishte e oamjaftushme për ti ardhur në ndihmë skuadrës.

Mavraj 6.5 – Nuk është e lehtë të përballosh një repart të shpartalluar, Por Mavraj me shumë qetësi u mundua të riparonte shumë gabime të kësaj mbrëmjeje.

Agolli 6.5 – Shumë sakrificë, shumë dyluftime, por pothuaj të padukshme përballë një kundërshtari që duhekj me krahë në superioritet numerik

Kukeli 7 – Nuk është hera e parë që thirret në apel për gabim të të tjerëve, por ai është një futbollist i rralle, që mund ti bëjë të gjitha rolet në perfeksion. Ndeshje e jashtëzakonshme.

Xhaka 7- Ka vrapuar pafundësisht, ka luftuar në çdo aksion, por në një betejë me forca të mangëta. Ishte padyshim një nga më të mirët në fushë.

Memushaj 6.5 – Duhej të ishte ndeshja më e mirë e edicionit, por u limitua në ndeshjen e sakrificës. Tregoi shumë karakter dhe personalitet.

Roshi 6.5 – Nuk ishte ndeshja për të kuptuar veprimet e Roshit, por ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës ai u përshtat për të ndihmuar sa më shumë skuadrën.

Llullaku 5.5 – Pak veprime për tu mbajtur mend, shumë pak mbështetje në minutat kur skuadra ishte në barazi numerike. Shërbeu mirë për Memushajn në pjesën e parë, por goli nuk u arrit.

Balaj 6 – Ndeshje e vështirë, duj ju përshtatur vështirësive me të cilat u përball skuadra. Shumë kërkues dhe me shumë inciativë.

De Biasi 5- Skuadra ishte në një mbrëmje të ngarkuar me shumë nervozizëm. Skuadra reagoi mirë pas ndëshkimit me gol dhe karton të kuq. Trajneri guxoi deri në fund, duke besuar te karakteri i skuadrës.

Comments