NP “Rrugët e Maqedonisë” do asfaltojë gjitha rrugët e dëmtuara në Hasanbeg



NP “Rrugët e Maqedonisë” në bashkëpunim me Agjenconin për rrugë, sot kanë marrë vendim për të asfaltuar të gjitha rrugët e dëmtuara në rajonin e vërshimeve në Shkup.
Dëmtime ka pasur më së shumti lagja Hasanbeg ku tani do të asfaltohen të gjitha rrugët shqiptare dhe banorët e këtyre viseve nuk do të ecin nëpër baltë.
Në kohën e vërshimeve NP “Rrugët e Maqedonisë” me të gjithë kapacitetin e saj solli në Hasanbegun shqiptar të gjitha makineritë që kishte në dispozicion në tërë territorin e Maqedonisë për të pastruar dhe hapur rrugët e bllokuara, njofton Tetovasot.
Ndryshe, në këtë projekt, koordinator kryesor në viset shqiptare do të jetë kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti i cili ka qenë që nga dita e parë e deri në fund në rajonet e vërshimeve ku dha maksimumin për tu pastruar këto vise shqiptare.