Nuhiu: Në konkursin e fundit për policë janë pranuar 25% shqiptarë



Zv.Ministri i Policisë, Agim Nuhiu përmes një postimi në Facebook ka demantuar lajmin e një mediumi lidhur me konkurset për pranim të policëve. Ai thotë se në konkursin e fundit janë pranuar 25% polic shqiptar dhe të njejtit kanë nënshkruar kontratat e tyre me ish ministrin Çavkov.
Më poshtë e keni postimin e plotë:
NJË SQARIM:
NJË MEDIUM NDOSHTA PREZENTON NUMRA PËR KONKURSET E MËHERSHME NË MPB!?
NË KONKURSIN E FUNDIT PËR POLICË 25% JANË SHQIPTARË!
E vërteta është që në konkursin e fundit janë pranuar 25 % policë shqiptarë, të cilat veç më i kanë nënshkruar kontratat me ish Ministrin Çavkov, për t’i ndjekur stërvitjet në Qendrën për trajnime në Idrizovë. Ne kemi vlerësuar se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është një masë afirmative, përkatësisht Marrëveshja Kornizë e Ohrit, shtetin dhe MPB-n e ka futur në borxh për implementimin e këtij parimi. Ky borxh po kthehet në MPB!
Me siguri mediumi i caktuar ka keqinterpretuar ndonjë fakt relevant!
