Nuk dua që brezat e rinj të më mallkojnë përjetë, prandaj po them, me Serbinë –JO!, me Shqipërinë – PO!

405
fresco

 

midle

Deklarata e heroit kombëtar Ramiz Cernica e dhënë në konferencën famkeqe të Prizrenit në korrik të vitit 1945, ku edhe formalisht po zyrtarizohej aneksimi i Kosovës nga ana e Serbisë.

“Sot jemi mbledhur ne të deleguarit e popullit të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit për të shprehur vullnetin dhe dëshirën e popullit (shqiptar) të kësaj Krahine.Unë jam i deleguar i popullatës së rrethit të Gjilanit. Këtu sot do të vendoset për fatin e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Siç dëgjova nga referati i paraqitur pak më parë, Partia paska vendosur që Krahinën tonë t’ia bashkojë Serbisë pa e pyetur fare popullin e saj. Unë shprehë mospajtimin tim me këtë synim e prejudikim. Populli i Krahinës sonë është kundër bashkimit me Serbinë. Ai është për bashkim me Shqipërinë. Për ne Serbia është njerkë, kurse Shqipëria është nënë. Kush kujdeset më fort për evladin e vet – nëna apo njerka? U muar vesh se nëna kujdest me gjithë zemër e pa hile, kurse njerka gjithherë thjeshtrit i bën hile e padrejtësi. Pra, unë jam për t’iu bashkuar Kosmeti Shqipërisë, sepse me këtë po shpreh dëshirën e popullit.Kjo dëshirë e popullit për bashkim me Shqipërinë është shprehur e shkruar edhe në Rezolutën e Konferencës së Bujanit. Gjatë luftës në këtë drejtim e kuptim i kemi folur edhe popullit tonë. Domethënë fjalët i kemi pasur ndryshe, e sot na doli krejt e kundërta.Nuk dua që brezat e rinj të më mallkojnë përjetë, prandaj po them, me Serbinë –JO!, me Shqipërinë – PO!
Kam shpresuar se Ushtria Partizane dhe pushteti i ri i vendosur do të jetë i drejtë. Mirëpo, nuk na doli ashtu. Partizanët të përzier me çetnikë dhe drejtuesit e këtij pushteti të quajtur popullor, brenda shtatë muajve treguan fytyrën e vet. Ju na vratë, na pretë, na masakruat , na burgosët e na gjykuat vend e pa vend e pa pikë faji, sepse gjatë okupacionit, shqiptarët nuk janë sjellë keq ndaj serbëve dhe nuk u kanë bërë zullum. Pra,unë nuk po shoh ndonjë dallim ndërmjet këtij pushteti popullor dhe atij jopopullor të paraluftës.Të gjitha të këqijat na i keni bërë, vetëm se hala nuk keni filluar të na shpërngulni për në Turqi si Jugosllavia e krajlave.”

Deklarata e heroit kombëtar Ramiz Cernica e dhënë në konferencën famkeqe të Prizrenit në korrik të vitit 1945, ku edhe formalisht po zyrtarizohej aneksimi i Kosovës nga ana e Serbisë.

Fjala i’u ndërpre nga Partia me instistim të Ali Shukriut.

Me tu kthyer në Gjilan u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg, ani pse prokurori Popoviq kërkonte dënim me vdekje.

Comments