Odeta Nishani takohet me Michelle Obaman në New York
Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani ndodhet në New York, së bashku me presidentin Bujar Nishani, në sesionin e 71-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë qëndrimit në New York, Odeta Nishani ka realizuar një fotografi me bashkëshorten e kreut të shtetit amerikan, shkruan gazeta Shekulli.
Presidenti Nishani ndodhet në New York me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Kimun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Peter Tompson.