Odise Roshi debutim i shkëlqyer

192

 

odise-terek-650x358

Mesfushorit të Kombëtares shqiptare Odise Roshit i kanë mjaftuar 15 minuta lojë në debutim për t’u treguar vendimtar që Terek Groznyn ta nisë me fitore kampionatin rus.

Skuadra e tij mposhti 1-0, Krylia Sovetovin, ndërsa Roshi fitoi penallti në minutën 74’ e cila u shndërua në gol nga Grozav.

Sulmuesi mposhti portierin kundërshtar me “panenka” dhe klubi çeçen i gëzohet tre pikëve të para të sezonit.
Gjatë këtij takimi sulmuesi kuqezi Bekim Balaj luajti si titullar.

Comments