Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të mos largohet nga marrëveshja ndërkombëtare e cila ka për qëllim parandalimin e blerjeve të armëve nukleare për Iranin.
Guterres ka thënë se ekziston rreziku real për luftë në qoftë se nuk ruhet marrëveshja e 2015-ës. Ai gjithashtu e ka quajtur këtë marrëveshje si një “fitore të rëndësishme diplomatike”.
Trump ka qenë kritik i madh i kësaj marrëveshje, përmes se cilës Irani është pajtuar që të limitojë programin nuklear në shkëmbim të largimit të sanksioneve.
Presidenti amerikan ka kohë deri më 12 maj që të vendosë nëse do të respektojë këtë marrëveshje.


Comments are closed.