Operacioni antidrogë në Krujë: 1.3 ton kanabis i sekuestruar dhe 11 persona në pranga

269
 

Moebel THEMA

Operacioni antidrogë në Krujë: 1.3 ton kanabis i sekuestruar dhe 11 persona në pranga

Policia e Durrësit ka dhënë detajet e operacionit të mbrëmjes së të martës në fshatin Derven të Krujës. Sipas policisë, në këtë operacion janë sekuestruar 1.3 ton kanabis dhe janë arrestuar 11 persona.

Lënda narkotike është zbuluar në një magazinë dhe një banesë të pabanuar. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:

Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë; Ferit Sula, 45 vjeç, lindur në Burrel; Ali Kuçi, 19 vjeç, banues në Milot; E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë; Besmir Vathi, 18 vjeç, banues në Derven, Krujë; Erald Bardhoku, 29 vjeç, banues në Derven, Krujë; Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova), 48 vjeç, banues në Fushë-Krujë; Gazmir Gjokea, 29 vjeç, banues në Derven, Krujë; Nilson Gega, 26 vjeç, banues në Derven, Krujë; Gjovalin Gjokea, 47 vjeç, banues në Derven, Krujë dhe Aurel Gjokea, 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe 6 armë zjarri.

/ Top Channel

Comments