Opozita në Maqedoni beson se zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor

178

Moebel THEMA

Dite zie ne Maqedoni

Një javë para takimit të liderëve në Maqedoni, në të cilin do të vendoset nëse do të ketë apo jo zgjedhje këtë vit, opozita maqedonase është optimiste se votimet do të mbahen më 11 dhjetor.

Përfaqësuesit e LSDM-së presin që në takimin e 31 gushtit krerët partiakë të vlerësojnë se reformat për zgjedhje korrekte janë përmbushur.

“Presim që gjithë reformat për të cilën jemi marrë vesh të përmbushet dhe më 31 gusht të japin pëlqimin se të gjitha kushtet janë plotësuar si ato që kanë të bëjnë me listën zgjedhore ashtu edhe ato që kanë të bëjnë me mediat që më pas të formohet qeveria teknike dhe zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor”, deklaroi Goran Sugarevski nga LSDM, shkruan Alsat M.

Ndryshe nga LSDM-ja e cila shprehet optimiste, tre partitë tjera VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH nuk janë prononcuar nëse janë të kënaqur nga përmbushja e reformave. Shumica e obligimeve për të cilat kishin rëndë katër partitë muajin e kaluar tashmë janë plotësuar.

Nesër pritet të kompletohet përbërja e komisionit rregullator për monitorimin e mediave gjatë fushatës elektorale përmes përzgjedhjes së anëtarit të pestë të këtij trupi I cili duhet të jetë shqiptar.

Comments