Orë policore, nga ora 22 deri 5 të mëngjesit në komunat me rrezik, është propozimi i Komisionit për sëmundje infektive
Komisioni për sëmundje infektive propozon që të ketë ore policore nga 22:00 deri në 05:00, por vetëm në komunat kritike, pra në komunat e Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Likovës dhe Shtipit.
Ditët e fundit, numri i personave të infektuar me koronavirus në këto komuna është rritur ndjeshëm, dhe në komunat e lartpërmendura ka pasur një orë të plotë policore gjatë fundjavës së zgjatur.
Komisioni për sëmundje infektive duhet ta paraqesë këtë propozim në qeveri, e cila do të vendosë sot.