Osmani: Ka tendencë që masat e BE-së të përdoren për ta kushtëzuar Kosovën për diçka krejt tjetër

212
fresco

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka tendenca që masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës që vazhdojnë të jenë në fuqi të keqpërdoren për kushtëzim për krejt diçka tjetër.

Ajo tha se nëse ndodh kjo, vetëm ka efekt negativ, pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së.

midle

“Pajtohem se ka tendencë nga disa që masat të keqpërdoren si mënyrë për ta kushtëzuar Kosovën për çështje komplet të ndryshme nga arsyeja për të cilën ato janë vendosur në fillim. Një qasje të tillë e kam kundërshtuar edhe në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo logjike sikur kur përdorej liberalizimi i vizave për të kushtëzuar Kosovën për çështje dialogu do të ketë vetëm efeekt negativ. Nëse dikush mendon se të kushtëzohet heqja e masave me ndonjë veprim të Kosovës në kuadër të zbatimit të marrëveshjes, vetëm sa do të ketë efekt negativ. Masat duhet të hiqen, Kosova i ka plotësuar kërkesat e BE”, tha Osmani në konferencën e përbashkët me presidentin bullgar.

“Masat është dashur të hiqen që moti, në fakt nuk është dashur të vendosen kurrë. Përkundër mospajtimeve që kanë ekzistuar ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe partnerëve në Bashkimin Evropian sa i përkt 24 majit, Kosova ka vepruar brenda territorit të saj, nuk e ka pushtuar askënd, nuk ka përdor dhunë, nuk e ka rrezikuar askënd që të meritonte masa të tilla të padrejta dhe joproporcionale. Tani që masat janë aty, nga Kosova është duke u kërkuar që të nënshrkuajë marrëveshje me Lajçak, e njohur si marrëveshja e Brastilavës, e cila i ka kërkuar tri gjëra nga Kosova”.

“E para, të krijohet bazë ligjore për zgjedhjet e reja, gjë e cila është kryer moti, zgjdhjet në veri. E dyta, të krijohet një protokol i ri bashkëpnuimi i sigurisë ndërmjet Kosovës dhe insticuioet ndërkombatre të sigurisë, KFOR dhe EULEX. Gjë që po ndodh. Dhe e treta që të dyja palët të kthehen në dialog, që poashtu ka ndodhur”.

Comments