Pacienti kërkon ndihmë, mjekët e Pejës në telefon (Foto)
Indeksonline ka siguruar një fotografi ku shihet dy mjek në spitalin e Pejës, në qendrën emergjente, duke mos u kujdesur për pacientin që po kërkonte ndihmë.
Ata shihen që janë duke i kushtuar më shumë vëmendje telefonit, ndërsa pacienti mund të jetë në plan të dytë në këtë rast.
Kjo nuk është hera e parë që mjekët janë të pakujdesshëm për pacientët.
Jo shumë ditë më parë një person kishte dërguar nënën e tij në emergjencën e QKUK-së, por mjekët ishin duke shikuar futboll, ndërsa ai e kishte xhiruar komplet ngjarje dhe i kishte denoncuar në media./Indeksonline/