Pacolli ngushëllon familjen Dvorani për humbjen e dy fëmijëve

159
fresco

Pacolli ngushëllon familjen Dvorani për humbjen e dy fëmijëve
midle

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka shprehur ngushëllime familjes Dvorani nga Tersteniku i Drenasit pas tragjedisë së ndodhur në Suboticë të Serbisë.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Dvorani nga Tersteniku i Drenasit. Një humbje e madhe dhe tragjike. Dy engjëj të bukur. Të lënduarit, ju uroj shërim sa më të shpejt”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Dy fëmijet e familjes Dvorani nga Tersteniku i Drenasit,  kanë humbur jetën mëngjesin e djeshëm, rreth orës 1:30, në aksin rrugor Suboticë – Novi Sad.

Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë Muhamed Dvorani (2008) dhe Meldin Dvorani (2011), ndërsa kanë mbetur të lënduar Akrip Dvorani (1978) dhe Petrit Dvorani, shqiptarë të Kosovës dhe që të gjithë me nënshtetësi austriake.

Jetën në këtë aksident ka humbur edhe një këmbësor, identiteti i të cilit nuk është mësuar. /Indeksonline

Comments