Pakistan, nga sulmi i militantëve së paku 59 persona të vrarë

201
fresco
midle

Së paku 59 trajnerë policorë janë vrarë dhe më se 100 të tjerë janë plagosur nga sulmi i militantëve gjatë natës kundër një akademie policore në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, kanë thënë zyrtarët.

Autoritetet thanë se pesë ose gjashtë persona të armatosur e kanë sulmuar konviktin e Qendrës trajnuese në periferi të qytetit Kueta, ku kadetët po pushonin dhe flinin.

Ky sulm i militantëve ka shkaktuar përgjigje kundërterroriste nga ushtria. Ministri i Brendshëm i provincës Baloçistan, Sarfaraz Bugti, tha se më tepër se 200 prej gjithsej 700 kadetëve në këtë akademi janë shpëtuar menjëherë me “ndihmën e Zotit”.

Forcat e sigurisë e kanë vrarë njërin prej sulmuesve, ndërsa dy prej tyre janë vrarë nga aktivizimi i eksplozivit në trupin e tyre, ka thënë zoti Bugti.

Sipas tij, operacioni kundërterrorist prej katër orësh kryesisht ka përfunduar sot herët në mëngjes, por misionet e “pastrimit” kanë vazhduar.

Comments