Pamje të rënda/ Publikohen fotot e trupit të masakruar të shqiptarit në Greqi (FOTO)

364

Moebel THEMA

1

Janë publikuar për herë të parë foto nga trupi i shqiptarit të vrarë në Greqi.

Në foto, duken qartë shenjat e dhunës në pjesë të ndryshme të trupit të Pëllumb Marknikollaj.

Fotot janë publikuar gjatë emisionit me “Zemër të Hapur”, në “News 24”, ku babai i viktimës tregoi edhe njëherë ngjarjen e rëndë.

“Nga një avokate greke morëm vesh lajmin e hidhur se djali na kishte vdekur. Policia greke e kishte bërë gati ta varroste djalin, sepse trupin ja kishin futur në arkivol.”.

Ky është rrëfimi tronditës që vjen nga babai i lezhjanit të vrarë në Greqi, 27-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj. Nikoll Marnikollaj pohoi se më datën 8 gusht ai kishte marrë vesh lajmin e kobshëm, ndërsa ajo që e kishte njoftuar për vdekjen e djalit ishte një avokate greke.

Ndër të tjera babai i viktimës akuzoi policinë greke se nuk jepnin asnjë informacion në lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër ai tha se pasi kishin këqyrur trupin e djalit, kishin vënë re shenja dhune në trup.

Kurse motra e tij tregoi: “Erdhi në dasmën time. Ishte kënaqësi e madhe. Ishte alegro. Na tha se nuk kishte bërë asgjë; “jam i pastër, nuk kam bërë asgjë”.

Nuk pash asgjë të dyshimtë. Në fjalor shumë i pastër. ‘Hajt se dëgjohemi’, kjo ishte fjala e fundit që dëgjova nga vëllai im.”, tha motra e Pëllumbit.

12

Comments