Papa Francisk dërgoi një letër ngushëllimi për viktimat në Shkup

352
fresco

midle
Papa-Fran--esku-480x270

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze informoi se Papa Francisk përmes sekretarit shtetëror, kardinalit Pjetro Parolin, ka dërguar një telegram ngushëllimi deri te peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov, me të cilën shpreh ngushëllimet e tij për të dëmtuarit nga fatkeqësia natyrore, transmeton TetovaSot.

Në telegram thuhet se Shkëlqesia e tij dërgon një bekim prej apostolik, duke treguan afërsinë shpirtërore me të gjithë ato që i humbën jetët dhe lutet për ato që janë dëmtuar nga pasojat e motit të lig.

“Të informuar për motin e lig që e kaploi qytetin dhe vendbanimet përreth, të nxitur nga dhimbja e thellë e tërë bashkësisë në vend, ati i shenjtë lutjet i përcjell te familjet e goditura të viktimave, shprehu ngushëllimet e tij, duke treguar lidhjen e afërt shpirtërore deri te të dëmtuarit. Shkëlqesia e tij lutet për të gjithë ata që i humbën jetët e tyre”, thuhet në telegram urim.

Comments