Papa rrëzohet gjatë meshës në Poloni (Foto)
Papa Françesku është rrëzuar gjatë dhënies së meshës në Poloni. Momenti i filmuar nga televizionet e pranishme u pa nga miliona persona.
79-vjeçari u pengua në altar dhe u ndihmua nga njerëzit e tij. Papa vuan nga nervi shiatik, një gjendje shëndetësore që i shkakton atij dhimbje.
Fatmirësisht nuk u dëmtua dhe e përfundoi meshën me sukses, e cila është transmetuar nga shumë televizione. Ai ishte në manastirin katolik që besohet se bën mrekullia.Aty shkojnë pelegrinë të rinj nga e gjithë bota. Vizita e Papës do të zgjasë tri ditë, ndërsa ai do të vizitojë disa nga kishat katolike më të njohura, do të bisedojë katolikët e rinj dhe do të vizitojë Aushvicin.
28 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)