Parandalohet një vrasje në Durrës, si u kap i riu me armë

117

Moebel THEMA

arme1

Policia e Durrësit bën me dije se ka vënë në pranga një shtetas i cili është kapur me armë zjarri me vete. Dyshohet se ky shtetas mund të kryente një vrasje, por hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet se përse ai kishte dalë me armë në rrugë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në vijim të punës së tyre për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve, në lagjen Nr.15, Spitallë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Dashamir Saka 33 vjeç, banues në Durrës.

Saka në momentin që ka evidentuar Shërbimet e Rendit është munduar të largohet duke hedhur në rrugë çantën e krahut (marsupin)”, thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp nga policia.

Efektivat e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje duke bërë të mundur kapjen e tij dhe sekuestrimin e çantës, në brendësi të së cilës gjetën sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, kalibri 7.62 mm;
• 9 fishekë ku 6 ishin në krëhër, 1 në folenë e fishekët pasi arma ishte e mbushur dhe 2 fishekë në çantë.

Saka është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshmepër veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje a armëve luftarake”parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal./panorama

Comments