Paraqitja e dëmeve, të premten afati i fundit, autoritetet në Hasanbeg kërkojnë shtyrje

198
fresco

Dy shtatori është afati i fundit për paraqitjen e dëmeve materiale nga vërshimet e 6 gushtit.

Deri atëherë duhen të paraqiten të gjithë dëmet e pronës së tundshme e të patundshme, dëmet në automjetet motorike, sipërfaqja e dëmtuar bujqësore dhe dëmet në bagëti. Autoritet lokale në Hasanbeg kërkojnë shtyrjen e afatit për paraqitje.

“Qytetarët nuk kanë mundur 100% të paraqesin dëmet materiale. Diku prej 10 deri më 20 për qind e qytetarëve nuk e kanë bërë këtë.  Sa i përket afatin 2 shtator, nuk besoj se do të jetë afati i fundit për arsye se ende qytetarët nuk janë informuar rreth asaj se afati i fundit po afrohet dhe besoj se institucionet do ta vazhdojnë afatin për paraqitjen e dëmeve. Ka nevojë që afati të shtyhet jo me ditë, por me javë, që të mund të përmbyllet ky proces me sukses, siç duhet”,- deklaroi kryetari i B. L. “Jane Sandanski”- Hasanbeg, Nijazi Amidi.

Autoritet e Komunës së Haraçinës thonë se procesi i paraqitjes së dëmeve materiale në këtë zonë është duke mbaruar me sukses. Prej 308 shtëpi të regjistruara si të dëmtuara, 99  për qind e tyre veç më i kanë dorëzuar paraqitjet. Në procedurë e sipër është paraqitja e dëmeve në ushqim për kafshët.

“Rreth 308 familje janë dëmtuar, prej tyre të gjithë janë vizituar nga komisionet përkatëse dhe janë dorëzuar kërkesat. Po ashtu dhe 250 bujq janë paraqitur. Për momentin ka paraqitje të bujqve që nuk kanë ditur se ka pasur komisione edhe për vlerësimin e dëmeve në ushqim të kafshëve. Ne tani i kemi drejtuar në Ministrinë rajonale në Gazi Babë që të paraqiten në kohë për kompensim”,- tha kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi.

Të gjithë personat nga vendet e përmbytura deri të premten mund t’i paraqesin dëmet e tyre materiale në Komunat e Gazi Babës, Haraçinës, Ilindenit, Shuto Orizarës dhe Tetovës, ose në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave në Gazi Babë dhe Tetovë. Nga Qeveria vlerësojnë se ky afat është i mjaftueshëm për të përmbyllur me sukses procesin e regjistrimit të dëmeve.

Comments